ShBA: Partia Demokratike nuk pranon planin e Trump-it

2019-01-21 10:17:50 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i ShBA-së Donald Trumpi shpalli të shtunën në Shtëpinë e Bardhë një plan, i cili përfshin ngadalësimin e procesit të riatdhesimit të një numri emigrantësh etj., për të dalë nga gjendja e pezullit në bisedimet me Partinë Demokratike dhe për t'i dhënë fund "mbylljes" së qeverisë federale. Por Partia Demokratike nuk e pranoi këtë projekt.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, demokratja Nancy Pelosi, tha në një deklaratë se plani i Trump-it është vetëm një përmbledhje e propozimeve të kaluara që janë hedhur poshtë. Ajo tha se këto propozime, qoftë individualisht, apo të mbledhur në një paketë, as nuk mund të pranohen dhe as nuk mund të miratohen nga Dhoma e Përfaqësuesve. (Vera/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore