90 satelitë argjentinas që do të lëshohen në Kinë

2019-01-18 17:33:06 CRI Komenti juaj Printoni
Kina do të dërgojë 90 satelitë me raketën e saj "Chang Zheng-6" në orbitë për një kompani argjentinase.

Korporata Industriale "Great Wall" e Kinës ka nënshkruar një marrëveshje me "Satellogic", një kompani private argjentinase e specializuar në satelitët e vëzhgimit të Tokës.

13 satelitët e parë do të dërgohen sivjet. Një konstelacion satelitësh vëzhgimi të Tokës do të formohen kur 90 satelitët të vendosen në orbitë.

Kjo do të jetë hera e parë që "Chang Zheng-6" do të ofrojë shërbime lëshimi për një klient ndërkombëtar.

Mrekulli
Lajmet Kryesore