Ministria e Tregtisë: Risitë teknologjike të Kinës, jo kërcënim për botën

2019-01-18 11:03:46 CRI Komenti juaj Printoni
Autoritetet kineze janë shprehur se risitë dhe zhvillimet teknologjike të Kinës nuk përbëjnë kërcënim ndaj botës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë Gao Feng i bëri këto komente pas masave të marra nga disa vende perëndimore për të ndaluar ose kufizuar blerjen e produkteve kineze të teknologjisë së lartë.

Gao u bëri thirrje këtyre vendeve që të kenë besim dhe të mirëpresin produktet e përparuara me teknologji të lartë nga vendet e tjera, duke përfshirë Kinën, për t'u ofruar konsumatorëve më shumë zgjedhje.

"Kina thekson gjithmonë se arritjet shkencore dhe zhvillimet teknologjike duhet të mbrohen në mënyrë efektive dhe duhet të gëzohen nga të gjithë njerëzit në botë. Ne shpresojmë se vendet përkatëse do të marrin masa të kujdesshme dhe konstruktive për të shmangur ndikimet negative në tregtinë ndërkombëtare normale dhe bashkëpunimin tekniko-shkencor."

Disa ligjvënës të ShBA-së paraqitën një projektligj të mërkurën, për t'u ndaluar shitjen e mikroçipave dhe pjesëve të tjera përbërëse të prodhimit amerikan kompanive kineze të telekomit, duke përfshirë "Huawei"-n dhe ZTE-në.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore