Shkencëtarët kinezë prodhojnë qelizat njerëzore të enëve të gjakut të modifikuara gjenetikisht

2019-01-18 10:57:27 CRI Komenti juaj Printoni

Shkencëtarët kinezë kanë prodhuar qelizat e para të enëve të gjakut të njeriut të modifikuara gjenetikisht në botë, duke ofruar një mundësi të mirë për përdorimin terapeutik të tyre.

Studimi është publikuar në revistën "Cell Stem Cell".

Studiuesit nga Akademia e Shkencave e Kinës dhe Universiteti i Pekinit kanë vendosur në fokus një gjen të veçantë për të vonuar plakjen e qelizave, për t'i rezistuar presionit e për të rritur ekuilibrin kardiovaskular.

Qelizat e modifikuara mund të nxitin me sukses rregullimin dhe ripërtëritjen e enëve të gjakut, duke rritur rezistencën ndaj dëmtimit.

Kjo teknikë mund t'i rezistojë gjithashtu transformimit të qelizave në tumore. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore