Do të zhvillohet në Tokio mbledhja e parë e Komisionit të CPTPP-së

2019-01-18 10:43:16 CRI Komenti juaj Printoni

Të shtunën do të organizohet në Tokio mbledhja e parë për Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse dhe Progresive të Partneritetit të Trans-Paqësorit (CPTPP).

Përfaqësuesit e palëve nënshkruese do të diskutojnë se si mund të lehtësohet pjesëmarrja e vendeve të tjera në paktet e reja tregtare të Bregut të Paqësorit.

Britania e Madhe, Kolumbia, Indonezia, Koreja e Jugut e Tajlanda kanë shprehur gjithashtu interes për të marrë pjesë.

Tani në Kinë po flitet shumë për ndryshimet strukturore, një kërkesë kyçe nga ShBA-ja gjatë luftës tregtare. Në të njëjtën kohë, disa argumentojnë se pjesëmarrja në marrëveshje mund t'i japë më shumë hov reformës strukturore në Kinë, për shkak se ajo duhet t'i përshtasë politikat e saj me këtë marrëveshje. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore