Erdogani: shpërthimi në Sirinë me qëllim të pengojë ShBA-në nga tërheqja e trupave

2019-01-17 10:38:01 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka thënë se shpërthimi që vrau ushtarë amerikanë në Siri mund të kishte si qëllim të pengojë tërheqjen e trupave nga ShBA-ja.

Megjithatë, Erdogani tha se presidenti i ShBA-së Donald Trump duket të jetë i vendosur për të tërhequr trupat:

"Sulmi mund të ketë pasur për qëllim të ndikojë në vendimin e ShBA-së. Por unë kam parë vendosmërinë e Trump-it për të tërhequr trupat. Nëse bëhet një hap prapa, atëherë kjo do të përbënte një fitore për Shtetin Islamik".

Një numër ushtarësh amerikanë u vranë të mërkurën nga një shpërthim në qytetin Manbij, ndërsa po zhvillonin një patrullim rutinë.

Sulmi bëhet më pak se një muaj pasi Trumpi shpalli synimin e tij për të tërhequr trupat amerikane nga Siria.

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, nga i cili burimet vendëse thonë se u vranë 16 veta.

Mrekulli
Lajmet Kryesore