MJK-ja: Kina shpreson për një "Brexit" të qëndrueshëm dhe të rregullt

2019-01-17 09:49:46 CRI Komenti juaj Printoni
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying tha se Kina shpreson se procesi i "Brexit"-it mund të jetë i qëndrueshëm dhe i rregullt.

Kryeministrja britanike Theresa May

"Kina i kushton rëndësi çështjes së 'Brexit'-it. Ne kemi vënë re se ende mbeten disa dallime brenda Britanisë dhe midis Britanisë dhe BE-së mbi këtë çështje. Ne besojmë se stabiliteti, hapja dhe zhvillimi i të dy palëve do t'u sjellin të gjitha palëve përfitimet", tha zëdhënësja.

Parlamenti i Britanisë hodhi poshtë me një shumicë të madhe votash marrëveshjen e Theresa May-it për "Brexit"-in.

May ka tani tre ditë kohë për t'u kthyer në parlament me një "plan B".

Britania duhet të tërhiqet nga BE-ja më 29 mars. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore