Kina kundërshton përsëri akuzat kanadeze mbi dënimin me vdekje të trafikantit të drogës

2019-01-17 09:46:56 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze kanë mbrojtur dënimin me vdekje të dhënë ndaj një trafikanti kanadez droge.

Robert Lloyd Schellenberg u dënua me vdekje këtë javë për trafikun e mbi 220 kg metamfetaminë.

Ministrja e Jashtme e Kanadasë Chrystia Freeland tha se ky dënim është jonjerëzor dhe i papërshtatshëm.

Duke i kritikuar këto deklarata si "arbitrare", Ministria e Jashtme kineze i kërkoi gjithashtu palës kanadeze të respektojë sundimin e ligjit dhe sovranitetin gjyqësor të Kinës.

Në Kinë, trafikimi i 50 gramëve metamfetaminë mund të çojë në dënimin me vdekje. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore