Kina dëshiron të kryejë bashkëpunim hapësinor me vendet e tjera

2019-01-16 10:55:46 CRI Komenti juaj Printoni

Kina është e gatshme për të kryer më shumë bashkëpunim hapësinor me vendet e tjera.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying e bëri këtë koment pasi Kina dhe NASA shkëmbyen informacione mbi sondën hënore "Chang'e-4" para se ajo të lëshohej.

"Përparimi i shkencës dhe teknologjisë duhet t'i shërbejë paqes dhe përparimit të përbashkët të njerëzimit. Besojmë se vendet e botës duhet të mbajnë në mend idenë për të ndihmuar në zhvillimin e njerëzimit dhe për të pasur një mendësi të hapur, bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse në bashkëpunimin shkencor. Kina duhet të vazhdojë t'i përmbahet një fryme të tillë për të kryer shkëmbimet dhe bashkëpunimin me vendet e tjera të botës, duke përfshirë ShBA-në, në eksplorimin e hapësirës."

Sipas raportit, NASA kërkoi informacione mbi gjatësinë e gjerësinë gjeografike dhe kohën e uljes së "Chang'e-4" në Hënë.

Njoftohet se ky shkëmbim është bashkëpunimi i parë mes programeve hapësinore kineze dhe amerikane qysh nga viti 2011, kur një ligj federal i ShBA-së ia ndaloi NASA-s të bashkëpunojë me Kinën.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore