Kenia, të paktën 6 të vdekur nga sulmi në një hotel

2019-01-16 10:26:31 CRI Komenti juaj Printoni

Të paktën 6 veta u vranë dhe disa të tjerë u plagosën pas një sulmi terrorist në një hotel në kryeqytetin e Kenias Najrobi.

Thuhet se katër persona të armatosur kanë kryer sulmin, që është marrë përsipër menjëherë nga grupi militant "Al-Shabab".

Inspektori i Përgjithshëm i Policisë Joseph Boinnet u shpreh se gjendja është vënë përgjithësisht nën kontroll nga organet e sigurisë dhe disa kate të ndërtesës janë tashmë të siguruara.

Banorët po evakuohen nga zona dhe forcat e sigurisë po përpiqen të nxjerrin jashtë sulmuesit.

Ambasadat e huaja në Kenia kanë dhënë alarme sigurie ndaj shtetasve të tyre pas incidentit.(Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore