Ministri ukrainas i Mbrojtjes dhe kreu i OSBE-së diskutojnë mbi krizën në Ukrainë

2019-01-16 09:58:09 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Stepan Poltorak

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës Stepan Poltorak ka diskutuar për krizën në vendin e tij me kryetarin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Poltoraku shkëmbeu mendime me Miroslav Lajçakun për situatën në Donbas të Ukrainës dhe në rajonin Azov-Deti i Zi.

Ai e falënderoi numrin një të OSBE-së për caktimin e zgjidhjes së krizës ukrainase si një nga detyrat kryesore të OSBE-së sivjet.

OSBE-ja e dërgoi misionin e saj të posaçëm vëzhgues në Ukrainë në vitin 2014.

Qindra vëzhgues të paarmatosur tani janë vendosur në Ukrainë, kryesisht për të vëzhguar armëpushimin midis trupave qeveritare dhe grupeve të armatosura në Donbas.

Mrekulli
Lajmet Kryesore