I dërguari i ri i OKB-së nis vizitën e parë në Siri

2019-01-16 09:33:43 CRI Komenti juaj Printoni

 

I dërguari i OKB-së Geir Pedersen arriti për herë të parë në Damask pas marrjes së detyrës.

Diplomati norvegjez tha që ai dëshiron të ketë bisedë thelbësore dhe produktive me zyrtarët sirianë gjatë vizitës së tij treditore.

Paraardhësi i Pedersen-it, Staffan de Mistura, dha dorëheqjen për arsye personale, pas një mandati 4-vjeçar si i dërguari i OKB-së në Siri.

Njoftohet se autoritetet siriane kanë shprehur dëshirën që i dërguari i ri të jetë i aftë për të arritur gjërat që paraardhësi i tij nuk mundi.

Gjatë misionit të vet 4-vjeçar në Siri, De Mistura nuk arriti të ndërmjetësonte një zgjidhje të zbatueshme midis qeverisë siriane dhe opozitës për t'i dhënë fund konfliktit që zgjat prej më shumë se 7 vjetësh.

(Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore