Li Keqiang-u dhe Li Zhanshu takohen me presidentin finlandez

2019-01-15 19:08:28 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang dhe kryetari i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës Li Zhanshu u takuan të martën me presidentin finlandez Sauli Niinisto në Pekin.

Li Keqiang-u tha se Kina është e gatshme të vazhdojë përpjekjet e saj me palën finlandeze për të nxitur arritje të reja në bashkëpunimin dypalësh dhe për t'u dhënë shtysë të re marrëdhënieve kino-finlandeze. Kina është e gatshme të thellojë bashkëpunimin në fushën e mallrave, shërbimeve e teknologjisë dhe të forcojë bashkëpunimin dypalësh për përballimin e ndryshimit të klimës dhe zhvillimin e gjelbër dhe energjinë e pastër, për të arritur sa më shumë përfitime të përbashkëta.

Li Keqiang tha gjithashtu se Kina po pret mbajtjen e raundit të ri të takimeve të udhëheqësve Kinë-BE, për ta ngritur bashkëpunimin midis dy palëve në një nivel të ri. Finlanda do të marrë presidencën e BE-së në gjysmën e dytë të këtij viti, prandaj ai shprehu shpresën që Finlanda do të japë një kontribut pozitiv në promovimin e zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-BE.

Presidenti i Finlandës Sauli Niinisto tha nga ana e tij se pala finlandeze është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me kompanitë kineze, sidomos me ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për të thelluar bashkëpunimin mbi ndryshimet klimatike, inovacionin teknologjik dhe energjinë e pastër, dhe për të mbrojtur së bashku sistemin shumëpalësh të tregtisë. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore