Kinë, shtohen aplikimet e huaja për patentë shpikjesh

2019-01-11 18:37:25 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka pasur një rritje të shpejtë të aplikimeve për patenta shpikjesh nga jashtë vendit vjet, sipas të dhënave të Administratës Kombëtare të Pronësisë Intelektuale (NIPA) të publikuara të enjten.

Në vitin 2018 ka pasur 148 000 aplikime të huaja për patenta shpikjesh në Kinë, 9.1% më shumë se në vitin 2017. Aplikimet për regjistrimin e markave të huaja ishin 244 000, duke u rritur me 16.5 %.

Sipas Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO), Kina u rendit e para për numrin e aplikimeve të regjistrimit të markave tregtare të huaja në vitin 2017, dhe i dyta për numrin e aplikimeve për patentë shpikjesh të shtetasve të huaj.

Mrekulli
Lajmet Kryesore