ShBA-ja ul statusin e diplomatëve të BE-së

2019-01-10 10:38:59 CRI Komenti juaj Printoni

Zyrtarët e BE-së janë ankuar që ShBA-ja ka ulur statusin e diplomatëve të BE-së pa njoftuar Brukselin.

Ky ndryshim do të thotë që diplomatët e BE-së në Uashington do të ftohen në veprimtari të nivelit të lartë më pak se në kohën e ish-presidentit Barak Obama.

Kjo u vërtetua në ceremoninë e varrimit të ish-presidentit Xhorxh H. W. Bush të zhvilluar më 5 dhjetor, kur përfaqësuesi i BE-së ishte ndër të fundit që u ftua të bëjë homazhe.

Trump-i shpesh e ka shfaqur pakënaqësinë e tij ndaj BE-së dhe ka mbështetur largimin e Britanisë nga BE-ja.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore