2018-12-21 10:36:02 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Vëzhguesit nga vende të ndryshme të botës vlerësuan lart fjalimin e kohëve të fundit të presidentit kinez Xi Jinping mbi reformën dhe hapjen.
Ish-ambasadori i Kubës në BE-në, Carlos Alzugaray u shpreh i impresionuar nga disa pika kryesore në këtë fjalim.
"Së pari, duke aplikuar në mënyrë kreative marksizmin është jetike dhe efektive për çdo parti komuniste. Së dyti, qeveria duhet t'u kushtojë vëmendje nevojave të njerëzve dhe të përpiqet t'i përmbushë ato, të mbajë kontakt me njerëzit dhe të formulojë politika që janë të mira për njerëzit. Së treti, duhet zhvilluar pa frikë novacioni dhe hapja.
Edhe zyrtarë të tjerë folën me superlativa për arritjet e Kinës në 4 dekadat e fundit.
Mes tyre është presidenti i Grupit të Miqësisë Francë-Kinë Claude Raynalat nga Senati francez.
"Në të kaluarën, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Kinës zuri 1% të ekonomisë botërore. Pas reformës dhe hapjes, tani PBB-ja llogaritet afro 15% të ekonomisë globale. Për disa si unë që vizituan Kinën 20 vjet më parë, ndryshimet e reja të Kinës çdo vit na kanë lënë përshtypje shumë të thellë. Janë me të vërtetë mahnitëse."
Vëzhguesit thanë se arritjet e Kinës vijnë nga vizioni i udhëheqjes kineze si dhe puna dhe dëshira e madhe e popullit kinez.
Presidenti Xi Jinping dha të martën një fjalim në mbledhjen me rastin e 40-vjetorit të Reformës dhe Hapjes së Kinës, ku u theksuan arritjet e Kinës në 4 dekadet e fundit dhe parashikimi për një ardhme më të mirë.(Xu Guang)