Rritje e bizneseve të huaja në Shqipëri

2018-12-20 09:58:16 CRI Komenti juaj Printoni

Numri i ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta, të cilat ushtrojnë aktivitet ekonomik në Shqipëri, në vitin 2017, u rrit me 11.6%, krahasuar me 2016-n, njoftoi INSTAT-i.

Sipas INSTAT, gjatë vitit 2017, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta nga Italia dhe Greqia zënë, 54% të ndërmarrjeve të huaja gjithsej, si dhe 58.7% të të punësuarëve.

Konsolidimin e biznesit të huaja në tregun shqiptar por edhe trendin në rritje të kërkesës së sipërmarrjes së huaj për të investuar në Shqipëri, e konfirmojnë edhe shifrat e Bankës së Shqipërisë.

Investimet e huaja direkte që hynë në ekonominë shqiptare në tremujorin e tretë të këtij viti, arritën në shifrën 760 milionë euro, bën të ditur BSH-ja.

Sipas të dhënave nga Banka Qendrore, investimet e huaja u rritën me 82 milionë euro, për periudhën janar-shtator 2018, me një rritje 12% në krahasim me vitin 2017. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore