Xi Jinping: Nxitja e reformës e hapjes dhe socializmi me karakteristika kineze është një ndër tre çështjet historike në Kinën moderne

2018-12-18 11:40:15 CRI Komenti juaj Printoni

Më 18 dhjetor, në konferencën e 40-vjetorit të reformës dhe të hapjes, presidenti Xi Jinping tha se themelimi i PKK-së, i Republikës Popullore të Kinës, nxitja e reformës e hapjes dhe e socializmit me karakteristika kineze, janë 3 çështjet e mëdha historike të Kinës qysh nga viti 1919 dhe 3 gurët kilometrikë për rimëkëmbjen e kombit kinez në kohën moderne.

Xi Jinping theksoi se anëtarët e PKK-së të përfaqësuar kryesisht nga Mao Zedong themeluan Republikën Popullore të Kinës dhe përcaktuan sistemin bazë socialist; anëtarët e PKK-së të përfaqësuar kryesisht nga Deng Xiaoping themeluan me sukses socializmin me karakteristika kineze; anëtarët e PKK-së të përfaqësuar kryesisht nga Jiang Zeming nxitën me sukses socializmin me karakteristika kineze në shekullin e 21-të; anëtarët e PKK-së të përfaqësuar kryesisht nga Hu Jintao këmbëngulën dhe zhvilluan me sukses socializmin me karakteristika kineze në pikën e re historike.

Presidenti Xi shtoi se pas Kongresit të 18-të Kombëtar të PKK-së, socializmi me karakteristika kineze ka hyrë në periudhën e re dhe ndjenjat e arritjes, të lumturisë dhe të sigurisë të masave popullore janë shtuar ndjeshëm. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore