2018-12-18 11:24:57 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Më 18 dhjetor, Komiteti Qendror i PKK-së dhe Këshilli i Shtetit i Kinës dekoruan 10 miq ndërkombëtarë me Medaljen e Miqësisë së hapjes së Kinës për kontributin dhe përkushtimin që kanë dhënë ndaj bashkëpunimit dhe shkëmbimeve midis Kinës dhe botës. Ata kanë marrë pjesë thellësisht dhe kanë dhënë kontributin e tyre në procesin e Reformës dhe Hapjes së Kinës. Pala kineze shprehu mirënjohje për përkrahjen e komunitetit ndërkombëtar për çështjen e Reformës dhe të Hapjes së Kinës.
Mes 10 të dekoruarëve janë ndihmësi i zhvillimit të çështjeve mjekësore të Kinës dhe hapësi i bashkëpunimit me jashtë, zoti Alain Merieux, menaxheri i parë i huaj pas Reformës dhe Hapjes së Kinës Werner Gerich, promovuesi ndërkombëtar për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik midis Kinës dhe botës Klaus Schwa, paraardhësi i ndërmarrjeve të huaja që kanë marrë pjesë në Reformën dhe Hapjen e Kinës Matsushita Konosuke, politikani që ka nxitur normalizimin e marrëdhënieve kino-japoneze dhe në mbështetjen e Reformë dhe Hapjen e Kinës Ohira Masazoshi, politikani i Singaporit që ka marrë pjesë thellësisht në procesin e Reformës dhe të Hapjes së Kinës Lee Kuan Yew, nxitësi i çështjeve olimpike në botë Juan Antonio Samaranch, trashëgimtari i miqësisë dhe shkëmbimeve të të gjithë fushave midis Kinës dhe Britanisë Stephen Perry, sipërmarrësi që ka nxitur bashkëpunim ekonomiko-tregtar dhe miqësinë midis kino-amerikane Maurice Greenberg, dhe miku ndërkombëtar që prezanton Kinën e sotme ndaj botës Robert Kuhn.