Kina kremton solemnisht 40-vjetorin e reformës e hapjes me botën e jashtme

2018-12-18 10:57:35 CRI Komenti juaj Printoni

Të martën paradite, u zhvillua në Pekin mbledhja e kremtimit të 40-vjetorit të reformës e hapjes me botën e jashtme të Kinës, në të cilën presidenti kinez Xi Jinping mbajti një fjalim të rëndësishëm.

Më 18 dhjetor të vitit 1978, Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës zhvilloi sesionin e 3-t plenar të legjislaturës së 11-të, ku mori vendimin historik për zbatimin e reformës e hapjes me botën e jashtme në Kinë. Gjatë 40 vjetëve, forcat shtetërore kineze janë ngritur dukshëm, GDP-ja është rritur mesatarisht 9.5% çdo vit, të ardhurat mesatare për frymë janë shtuar me 22.8 herë, numri i të varfërve është pakësuar me 740 milionë vetë, përqindja e kontributit të Kinës në rritjen e ekonomisë botërore është mbi 30% për shumë vjetë me radhë.

Gjatë 40 vjetëve, Kina zhvilloi ekonominë kombëtare me derën e hapur, vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit të mallrave është shtuar me 198 herë, vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit të tregtisë së shërbimeve është shtuar me 147 herë, investimet e përgjithshme të huaja në Kinë kanë kaluar 2 trilionë dollarë amerikanë. Kina është bërë ekonomia e dytë e madhe në botë, vendi i parë industrial, vendi i parë i tregtisë së mallrave dhe vendi i parë i rezervës valutore. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore