Shqipëria vlerësohet në luftën kundër pastrimit të parave: Më mirë se vendet e BE-së

2018-12-18 10:08:12 CRI Komenti juaj Printoni
Shqipëria është një prej dy vendeve që kanë marrë vlerësim pozitiv, nga shumë vende në mbarë botën, sa i përket punës që bankat dhe institucionet financiare po kryejnë për të parandaluar luftuar pastrimin e parave dhe financimin terrorist. Të gjitha vendet e tjera të BE-së nuk kanë marrë një vlerësim kaq pozitiv.

Gjithashtu Shqipëria është një nga vendet me legjislacionin më të mirë sa i përket luftës kundër pastrimit të parave.

Daniel Thelesklaf, Kryetar i organizmit të Këshillit të Europës kundër pastrimit të parave, MONEYVAL, gjatë prezantimit të raportit dje në Tiranë u shpreh se, një fushë që është vlerësuar pozitivisht është puna që bankat posaçërisht dhe institucionet financiare po kryejnë për të parandaluar luftuar pastrimin e parave dhe financimin terrorist.

Ai theksoi gjithashtu se Shqipëria ka bërë hapa pozitive sa i përket rolit të njësisë së inteligjencës financiare që është Agjencia për Luftën kundër Pastrimit të Parave, e cila ka bërë një punë të mirë në koordinimin e punës së institucioneve të tjera.(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore