2018-12-18 13:24:43 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Presidenti i Kinës Xi Jinping u shpreh më 18 dhjetor se vendi duhet t'i trajtojë marrëdhëniet mes reformës, zhvillimit dhe stabilitetit. Kina është një vend i madh dhe si e tillë s'mund të bëjë gabime në çështjet themelore.
Ai shtoi se është e nevojshme të përqendrohemi në kontradiktat dhe problemet e dukshme me të cilat përballet zhvillimi i Kinës dhe të përmirësojmë vazhdimisht natyrën shkencore të vendimeve të reformës.
Reforma, zhvillimi dhe stabiliteti duhet të koordinohen dhe duhet të mbahet një drejtim i pandryshuar rruge dhe me intensitet të lartë.
Pika kyçe e trajtimit të gjërave të Kinës lidhet me PKK-në. Ai shtoi se partia duhet të kujdeset për partinë dhe duhet të rritet forca e krijimit, e bashkimit dhe e kapacitetit të partisë.
Ai bëri gjithashtu thirrje për forcimin e ushtrisë, për ndërtimin e një ushtrie të klasit të parë botëror që do të ruajë sovranitetin, sigurinë dhe interesat e zhvillimit të Kinës, për ruajtjen e paqes e të stabilitetit të botës dhe për realizimin e ringjalljes së madhe të kombit kinez.
Kina duhet të zbatojë si duhet politikat "Një vend, dy sisteme", "hongkongasit administrojnë Hong-Kongun", "banorët e Makaos administrojnë Makao-n" dhe duhet të zbatohet kursi i autonomisë në shkallë të lartë për të ruajtur lulëzimin e stabilitetin afatgjatë në këto dy rajone.
Presidenti Xi shtoi se duhet të zbatohet parimi i 'Një Kine' dhe Konsensusi i vitit 1992 dhe të konsolidohet e zhvillohet baza e zhvillimit paqësor në marrëdhëniet mes dy brigjeve. Ai shtoi se Kina ka vendosmëri të fortë politike dhe aftësi të madhe për ruajtjen e sovranitetit të vendit dhe të tërësisë territoriale.
"Asnjë territor i atdheut nuk mund të përçahet", tha presidenti i Kinës Xi Jinping.
(Çang Çuo)