Xi Jinping: Kina duhet të ngulë këmbë dhe të përmirësojë udhëheqjen e PKK-së

2018-12-18 12:46:02 CRI Komenti juaj Printoni

Të martën, presidenti kinez Xi Jinping u shpreh se sukseset e arritura gjatë 40 vjetëve pas fillimit të reformës e hapjes në Kinë kanë vërtetuar se udhëheqja e Partisë Komuniste të Kinës është karakteristika më thelbësore e socializmit me karakteristika kineze dhe epërsia më e madhe e sistemit socialist me karakteristika kineze. Këmbëngulja tek udhëheqja e Partisë Komuniste të Kinës është një parim i rëndësishëm që nuk duhet të lëkundet.

Xi Jinping shtoi se reforma e hapja e Kinës duhet ta konsiderojnë popullin si qendër të punës, duhet të respektojnë vullnetin e popullit, t'i kushtojnë rëndësi gjendjes së jetesës së popullit dhe të përmirësojnë pandërprerë nivelin e jetesës së popullit me qëllim që populli të marrë më shumë përfitime.

Sipas tij, risia është jeta e reformës e hapjes dhe duhet të emancipohet pandërprerë mendja. Në rrugën e përparimit, Kina duhet të ngulë këmbë në Marksizëm-Leninizëm, mendimet e Mao Zedong-it, teorinë e Deng Xiaoping-ut, mendimet e rëndësishme "Tre Përfaqësime", teorinë e zhvillimit shkencor dhe Mendimet e Socializmit me Karakteristika Kineze në Epokën e Re duke bashkuar emancipimin e mendjes me kërkimin e të vërtetave nga faktet. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore