Xi Jinping: Kina do të këmbëngulë tek zhvillimi i socializmit me karakteristika kineze

2018-12-18 12:38:00 CRI Komenti juaj Printoni

Më 18 dhjetor, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) Xi Jinping u shpreh se vendi do të vijojë me këmbëngulje rrugën socialiste me karakteristika kineze. Kina duhet të këmbëngulë tek zhvillimi i socializmit me karakteristika kineze, të zhvillojë dhe të forcojë në mënyrë të pandërprerë epërsinë e sistemit të Kinës, shtoi ai.

Presidenti Xi tha se në politikat e reformës dhe hapjes së Kinës, në cilat fusha do të zhvillohet reforma? Si të bëhet reforma?

Këto çështje duhet të përcaktohen sipas objektivave të përgjithshme në përputhje me zhvillimin e socializmit me karakteristika kineze, të nxitjes së sistemit administrativ dhe të përmirësimit të aftësisë administrative kombëtare. Kina do të vijojë me vendosmëri reformat për ato fusha ku duhet dhe mund të zhvillohen, ndërsa për ato të pamundurat dhe të paduhurat, nuk do të bëhet ndryshimi me vendosmëri.

Ai theksoi gjithashtu se duhet të këmbëngulim në periudhën afatgjatë për ndërtimin ekonomik në thelb dhe për 4 parime thelbësore, për reformën e hapjen. Kina do të konsolidojë dhe zhvillojë në mënyrë të patundur pronësinë shtetërore, do të nxisë, përkrahë dhe drejtojë në mënyrë të patundur zhvillimin e pronësisë joshtetërore.

Ai shtoi gjithshtu se Kina do ta bëjë zhvillimin një prioritet, duke nënvizuar se duhet të forcohet në mënyrë të pandërprerë aftësia komplekse shtetërore, të transferohen aktivisht metodat e zhvillimit, të realizohet me përpjekje zhvillimi më cilësor, me efikasitet më të lartë, më i barabartë dhe më i qëndrueshëm.

Presidenti Xi Jinping tha gjithashtu se vendi duhet të zbatojë strategjinë e zhvillimit me novacion dhe të forcojë ndërtimin e qytetërimit ekologjik, për një jetë më të bukur të popullit.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore