NATO do t'i dërgojë ushtrisë ukrainase pajisje të sigurta komunikimi

2018-12-14 17:51:15 CRI Komenti juaj Printoni

NATO-ja do t'i dërgojë pajisje të sigurta komunikimi ushtrisë ukrainase këtë muaj.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg u takua me presidentin ukrainas Petro Poroshenko të enjten mbi përshkallëzimin e konfliktit të vendit me Rusinë.

Stoltenberg tha se pajisjet janë pjesë e një zotimi prej 40 milionë eurosh nga aleatët për të forcuar forcat e armatosura të Kievit.

Ai përsëriti angazhimin e NATO-s për arritjen e suksesit nga Ukraina në aspiratat e saj për t'u bashkuar me aleancën, një masë që Rusia e kundërshton.

Poroshenko theksoi se përparësia e vendit është riatdhesimi i marinarëve të kapur ukrainas muajin e kaluar, kur Rusia ndaloi tre anije ukrainase.

Rusia ndaloi anijet dhe ekuipazhin ukrainas në Ngushticën e Kërçit, e cila kontrollon hyrjen në Detin Azov, në afërsi të rajonit të Krimesë, që Moska e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.

Moska nuk ka marrë parasysh thirrjet ndërkombëtare për lirimin e anijeve.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian pritet të diskutojnë Ukrainën dhe Rusinë gjatë samitit të së enjtes.

Mrekulli
Lajmet Kryesore