Nga e jashtëzakonshme në e zakonshme: Një histori mbi KFC-në në Kinë

2018-12-14 15:15:04 CRI Komenti juaj Printoni

Autori (majtas) së bashku me shokët e klasës Guan, Yin dhe Liang në restorantin KFC në Qianmen, Pekin, 8 dhjetor 2018.

Kur disa shokë të mi të universitetit erdhën në Pekin javën e kaluar, ne planifikuam të bënim të njëjtën gjë që bëjmë zakonisht kur mblidhemi bashkë: të gjenim një restorant për të qenë, ndoshta edhe pak luksoz, ku mund të shijonim ushqime të shijshme. Prandaj ne qeshëm kur dikush prej nesh sugjeroi të shkonim në KFC, sepse e dinim se ajo nuk e kishte fjalën për ndonjë restorant çfarëdo KFC-je.

Qianmen-i, që do të thotë "Kulla ballore", është si Champs-Elysees në Paris. Ai ndodhet në jug të sheshit "Tiananmen" të Pekinit dhe është i mbushur me pika kulturore dhe tregtare. Pas parkimit aty pranë në një mbrëmje të ftohtë dhjetori, dolëm një shëtitje për të gjetur një restorant që e kishim vizituar së bashku 30 vjet më parë. Restoranti i atjeshëm duket i ngjashëm me të gjitha KFC-të e tjera, vetëm se në derën e tij gjen një tabelë prej druri tre metra me fjalët në gjuhën kineze dhe gjuhën angleze: "12 NËNTOR 1987. RESTORANTI I PARË NË KINË", së bashku me pamjen ikonike të kolonelit Harland Sanders, themeluesi i KFC-së.

A ishte ky vërtet vendi ku kishim ardhur vite më parë? Ne të gjithë kishim dyshim, përfshirë dhe mua, ndonëse kam jetuar në Pekin gjatë gjithë kohës që prej hapjes së restorantit. Por një nga banakieret na siguroi se restoranti nuk kishte lëvizur. E kuptuam që nuk ishte aq e lehtë për ta njohur, sepse shumë ndërtesa të reja kanë mbirë përreth dhe kati i dytë dhe i tretë janë bërë "Pizza Hut" dhe një hotel. Por në vitin 1987 të tre katet ishin restoranti i KFC-së.

Ishte një lajm i rëndësishëm në Kinë hapja e një restoranti të përbashkët kino-amerikan. Ambasadori amerikan në Kinë dhe shumë zytarë të nivelit të lartë ishin të pranishëm në ceremoninë e hapjes. Një shfaqje yangko-je, një valle tradicionale për të festuar të korrat, e shtoi atmosferën festive. Shumë klientë ishin të etur të hynin në restorant dhe policia duhej të ndihmonte në mbajtjen e radhës. Njerëzit pritën deri në dy orë për të provuar ushqimin amerikan të shpejtë.

 "12 NËNTOR 1987. RESTORANTI I PARË NË KINË" është shkruar në tabelën e drurit në muret e restoranit KFC në Qianmen, Pekin, 8 dhjetor 2018.

Kishim folur për një kohë të gjatë, prandaj na u desh pak kohë për të kuptuar se ishte pothuajse 11:00 e natës. Pashë restorantin e qetë. Dy të rinj po dëgjonin në celular duke ndarë bashkë një palë kufje në një tavolinë tjetër. Mbi ta ishte një poster që njoftonte se në vitin 2010, KFC-ja kishte 3000 restorante në Kinë. Tani shifra është më shumë se 5300 në mbi 1000 qytete dhe qyteza.

Megjithëse KFC-ja ka arritur sukses në hapjen e dyqaneve të reja, përgjatë viteve e ka humbur shkëlqimin si një restorant i nivelit të lartë. Dhe për shkak se ushqimi zë vetëm një pjesë të vogël të shpenzimeve të banorëve, sidomos të atyre të qytetit, njerëzit në Kinë kanë më shumë mënyra për të shpenzuar paratë, si për shembull, për të blerë automjete ose shtëpi, për të pushuar brenda dhe jashtë Kinës, ose për t'i dërguar fëmijët e tyre për të studiuar jashtë vendit.

 

Nga Li Peichun, një redaktor i lartë i Redaksisë së Anglishtes, Radio e Jashtme e Kinës, Grupi Mediatik i Kinës

 

Mrekulli
Lajmet Kryesore