Ban Ki-moon: Reforma dhe Hapja e Kinës favorizon botën

2018-12-14 11:48:52 CRI Komenti juaj Printoni

Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon u shpreh në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës (CMG) se Reforma dhe Hapja e Kinës ka favorizuar tërë botën, duke e ndihmuar OKB-në të realizojë objektivin e eliminimit të varfërisë në kuadër të Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit.

Në Forumin Ndërkombëtar "Imperial Springs" 2018 të zhvilluar në Guangzhou të Kinës Jugore, Ban Ki-moon theksoi që Reforma dhe Hapja e Kinës ka nxjerrë qindra milionë veta nga varfëria dhe e ka ndihmuar OKB-në të realizojë objektivat e saj kundër varfërisë.

"Në vitin 2010, Banka Botërore shpalli me krenari që bota arriti objektivin për përgjysmimin e numrit të të varfërve pesë vjet para afatit të përcaktuar dhe Kina ka dhënë ndihmesë të rëndësishme për këtë arritje. Në këtë periudhë, Kina ka nxjerrë 400 milionë veta nga varfëria. Shpresoj që në vitin 2030, jo vetëm në Kinë, por edhe në të gjitha vendet e tjera të botës të mos ketë më varfëri. Ky është një objektiv i madh, por besojmë që mund ta arrijmë," u shpreh Ban Ki-moon.

Qyteti Shenzhen

Duke folur për Reformën dhe Hapjen, Ban tha që nga ky proces nuk përfiton vetëm populli kinez, por edhe popujt e tjerë:

"Nëpërmjet 40 vjetëve të Reformës dhe Hapjes, zhvillimi i Kinës ka pasur arritje të mëdha. Kina është bërë ekonomia nr. 2 e botës dhe bashkëpunon me vendet e tjera në zhvillim për të nxitur zhvillimin e tyre, veçanërisht me vendet afrikane. Kjo pohon konceptin e kryetarit të shtetit të Kinës Xi Jinping të shpallur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për ndërtimin e një bashkësie fatesh të përbashkëta të njerëzimit. Unë sinqerisht shpresoj që Kina të vazhdojë të luajë rol drejtues në zhvillimin gjithëpërfshirës dhe ndërlidhjen mes vendeve."

Unilateralizmi dhe proteksionizmi ishin fjalët kyçe në Forumin Ndërkombëtar "Imperial Springs" të këtij viti. Lidhur me këtë, ish-shefi i OKB-së u shpreh që tani disa vende nuk e respektojnë multilateralizmin si bazë të rendit ndërkombëtar, çka është shqetësuese. Ai mendon që, në të ardhmen, duhet të mbështetet mjedisi shumëpalësh, përndryshe do të jetë shumë e vështirë të arrihen Objektivat e Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030 të OKB-së dhe objektivat e Marrëveshjes së Parisit për përballimin e ndryshimit të klimës.

(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore