Lu Kang:Kina, masa të ashpra kundër dy kanadezëve

2018-12-13 21:00:57 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Jashtme e Kinës konfirmoi se autoritetet kineze kanë marrë masa të forta ndaj dy kanadezëve, që dyshohen se kanë kërcënuar sigurinë kombëtare.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lu Kang tha se shtetasit kanadezë Michael Kovrig dhe Michael Spavor dyshohen se janë përfshirë në veprimtari që kërcënojnë sigurinë kombëtare të Kinës.

Ai nënvizoi se zyrat e Sigurisë Shtetërore në Pekin dhe Dandong, të provincës Liaoning, morën respektivisht masa shtrënguese kundër dy shtetasve kanadezë në përputhje me Ligjin Penal të Kinës dhe Ligjin e Procedurës Penale.

Ai shtoi se pala kineze ka njoftuar ambasadën kanadeze në Pekin.

Mrekulli
Lajmet Kryesore