MJK-ja: Grupet e punës të Kinës e ShBA-së po vazhdojnë negociatat tregtare

2018-12-13 09:27:46 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lu Kang komentoi të mërkurën mbi negociatat tregtare në vazhdim midis Kinës dhe ShBA-së, pas takimit të presidentëve Xi Jinping dhe Donald Trump në Argjentinë, gjatë samitit të G20-s.

Lu tha se negociatat tregtare po zhvillohen midis grupeve të punës të të dy vendeve dhe se Kina shpreson që të dy palët të bashkëpunojnë për të krijuar kushtet e nevojshme për arritjen e një rezultati pozitiv:

"Sipas konsensusit të arritur nga të dy krerët e shteteve, grupet e punës nga të dyja palët do të shtojnë konsultimet për të zgjidhur sa më shpejt dallimet midis Kinës e ShBA-së në fushën ekonomike e tregtare dhe për të arritur një rezultat të kënaqshëm për të dyja palët. Me sa di unë, grupet e punës të të dyja palëve i kanë shtuar konsultimet tani. Shpresojmë që qëndrimet e të dy palëve të afrohen, për të krijuar atmosferën dhe kushtet e nevojshme për të arritur një rezultat pozitiv."

Lu Kang bëri të ditur gjithashtu se zv.kryeministri i Kinës Liu He ka biseduar ditët e fundit me sekretarin e Thesarit dhe Përfaqësuesin Tregtar të ShBA-së. Të dy palët kanë përcaktuar një program dhe një kalendar për konsultimet.

Mrekulli
Lajmet Kryesore