Kina nxit rritjen e gjelbër në vendet në zhvillim

2018-12-12 11:02:44 CRI Komenti juaj Printoni

Përfaqësuesi i Posaçëm i Kinës Xie Zhenhua bëri një deklaratë të martën në Poloni në një takim në Pavijonin e Kinës, gjatë Konferencës së 24-t të Palëve të Konventës Kornizë të OKB-së mbi Ndryshimin e Klimës (UNFCCC).

Xie tha se Nisma e Veprimit Global për Klimën në të ardhmen do të fokusohet më shumë në trajtimin e ndryshimeve klimatike dhe nxitjen e zhvillimit të gjelbër, në bashkërendim me përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare.

"Pjesëmarrja e kompanive dhe e filantropistëve kinezë ka çuar fuqimisht përpara Nismën e Veprimit Global për Klimën, gjë që na ka frymëzuar shumë. Zbatimi i Marrëveshjes së Parisit dhe Agjendës për Zhvillimin e Vazhdueshëm 2030 ka një rrugë të gjatë për të bërë e ka nevojë për pjesëmarrjen dhe përpjekjet e mbarë shoqërisë," u shpreh Xie Zhenhua.

Mrekulli
Lajmet Kryesore