Zv.kryeministri kinez bisedon me zyrtarët amerikanë mbi çështjet tregtare

2018-12-12 10:54:39 CRI Komenti juaj Printoni

 

Zv.kryeministri i Kinës Liu He zhvilloi të martën biseda telefonike me sekretarin amerikan të Thesarit Steven Mnuchin dhe Përfaqësuesin Tregtar të ShBA-së Robert Lighthizer.

Dy palët diskutuan mënyrat e zbatimit të marrëveshjes së arritur gjatë takimit të fundit midis presidentit kinez Xi Jinping dhe homologut të tij amerikan Donald Trump pas Samitit të G20-s në Argjentinë.

Bisedimet prekën edhe çështje si datat dhe programi i negociatave të ardhshme tregtare.

Dy ekonomitë më të mëdha të botës po punojnë për të arritur brenda tre muajsh një marrëveshje për të hequr tarifat shtesë të vendosura mbi produktet e njëra-tjetrës.

(Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore