Iraku feston 1-vjetorin e fitores kundër IS-it

2018-12-11 09:59:56 CRI Komenti juaj Printoni

Më 10 dhjetor, qeveria irakiane zhvilloi aktivitete me rastin e 1-vjetorit të fitores kundër IS-it.

Kryeministri irakian Adil Abdul-Mahdi tha në fjalimin e tij të mbajtur me këtë rast se objektivi dhe suksesi më i lartë përfundimtar i Irakut janë arritja e stabilitetit kombëtar, përmirësimi i mirëqënies së popullit, realizimi i barazisë dhe rritja e statusit ndërkombëtar të Irakut. Njëkohësisht, ai u zotua se do të nxitë më tej rindërtimin pas luftës, për të ndihmuar të zhvendosurit nga lufta të kthehen në shtëpitë e tyre.

Po atë ditë, presidenti i Irakut Barham Salih bëri thirrje për fitoren politike dhe sociale në Irak për të zhdukur terrenin e mbarështimit për organizatat terroriste dhe veprimtarive kriminale dhe për të konsoliduar frytet e fitores kundër terrorizmit.

Pasditen e po asaj dite, qeveria dhe populli irakian zhvilluan ceremoni homazhi në Bagdad dhe qytete të tjera për të përkujtuar viktimat në operacionet kundër IS-it. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore