2018-12-10 20:48:33 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Më 10 dhjetor, Rajoni Autonom Guangxi-Zhuang organizoi një ceremoni me rastin e jubileut të 60-vjetorit të krijimit të këtij rajoni të Kinës jugperëndimore.
Guangxi është rajoni që ka më shumë banorë të pakicave kombëtare, me 11 pakica kombëtare si kombësia Zhuang, Yao, Miao etj. Sipas të dhënave, në vitin 2017 vlera e përgjithshme ekonomike e këtij rajoni arriti në 2 trilionë juanë, 831 herë më shumë se shifra kur sapo ishte krijuar si rajon. Numri i të varfërve në këtë rajon që ishte 21 milionë në vitin 1978, u ul në 2.67 milionë, përqindja e të varfërve u ul nga 70% deri në 5.7%. Në 5 vitet e fundit, numri i të varfërve u pakësua në 1.17 milionë.
Në Guangxi-në e sotëm është realizuar transformimi historik nga periudha e të ardhurave të ulëta tek të ardhurat mesatare. (Xu Guang)