Kinë, treguesi i çmimeve të konsumit në nëntor u rrit me 2.2 %

2018-12-10 10:30:38 CRI Komenti juaj Printoni

Të dhënat zyrtare tregojnë se muajin e kaluar në Kinë treguesi i çmimeve të konsumit, një instrument matës kryesor për inflacionin, u rrit me 2.2 për qind në krahasim me nëntorin e vjetshëm, por ishte 2.5 për qind më pak se në tetor.

Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës bëri të ditur që, në krahasim me nëntorin e 2017-s, çmimi i ushqimeve u ngrit 2.5 për qind, ndërsa çmimi i mishit të derrit vazhdoi uljen, duke rënë me 1 për qind. Çmimet e produkteve për kujdesin shëndetësor u rritën me 2.6 për qind dhe të banesave 2.4 për qind.

Shifrat zyrtare tregojnë që, gjatë periudhës janar-nëntor, treguesi i çmimeve të konsumit u rrit më shumë se 2 për qind në krahasim me 11 muajt e parë të vitit të kaluar, shumë më poshtë se objektivi i qeverisë për ta mbajtur nën 3 për qind gjatë këtij viti.

Nga ana e tij, treguesi i çmimeve të prodhimit, i cili mat koston e mallrave kur dalin nga fabrika, u rrit 2.7 për qind në krahasim me nëntorin e kaluar, me një ulje të shpejtësisë së rritjes për të pestin muaj me radhë.

(Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore