Ministri: Votimi për marrëveshjen e "Brexit"-it do të zhvillohet sipas planit

2018-12-10 09:36:47 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri britanik i "Brexit"-it Stephen Barclay ka bërë të ditur se votimi mbi marrëveshjen e kryeministres Theresa May për daljen e Britanisë nga BE-ja do të zhvillohet, me gjithë trysninë nga ligjvënësit e partisë së saj për një ofertë më të mirë.


Media britanike njoftoi të dielën që May planifikon ta shtyjë votimin e së martës në Dhomën e Përfaqësuesve dhe të kthehet në Bruksel për të kërkuar një ofertë të re.
"Ka qenë një negociatë e vështirë gjatë dy vjetëve dhe kryeministrja ka punuar ditë e natë mbi këtë çështje. Dhe ata që thonë thjesht që ajo të kthehet dhe të kërkojë përsëri, duhet ta dinë që rreziku është se kjo nuk është një rrugë me një drejtim. Edhe francezët, spanjollët dhe të tjerët do të kthehen, nëse ne kërkojmë të rihapim negociatat, dhe do të kërkojë më shumë edhe ata," tha Stephen Barclay.
Të dielën, mijëra protestues u bashkuan në një marshim pro "Brexit"-it në qendër të Londrës për të kundërshtuar kundër marrëveshjes së May-it, ndërsa në lindje të qytetit grupimi "Vota e Popullit" zhvilloi një manifestim, duke bërë thirrje për një referendum të dytë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore