2018-12-07 17:03:17 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Sivjet, vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit në Kinë u shtua me shpejtësi relativisht të lartë. Deri në dhjetëditorin e dytë të nëntorit, vlera e përgjithshme ishte më e lartë se në vitin 2017. Duke folur për gjendjen e tregtisë së jashtme për vitin e ardhshëm, zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës Gao Feng u shpreh më 6 dhjetor në Pekin se tregtia e jashtme e Kinës u zhvillua qëndrueshëm. Ai shtoi se Kina do të marrë më shumë masa për nxitjen e zhvillimit cilësor të tregtisë së jashtme.
Sipas të dhënave doganore, në vitin 2017, vlera e përgjithshme e tregtisë së mallrave të import-eksportit arriti në afro 28 trilionë juanë. Deri në dhjetëditorin e dytë të nëntorit, vlera e përgjithshme e tregtisë së jashtme tejkaloi atë të mbarë vitit të kaluar, duke u shtuar 15% në krahasim me atë të të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Më 6 dhjetor, zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës Gao Feng vuri në dukje në konferencën e shtypit se rritja e vazhdueshme e tregtisë së import-eksportit në këtë vit është nxitur nga novacioni i tregtisë së jashtme të Kinës, rikthimi i kërkesave të tregjeve ndërkombëtare, rritja e qëndrueshme e ekonomisë kineze dhe faktorë të tjerë. Për perspektivën e tregtisë së jashtme të Kinës vitin e ardhshëm, Gao Feng shprehet optimist.
"Në pjesën kontinentale të Kinës, me thellimin e reformës strukturore në fushën e ofertës në fushën e tregtisë së jashtme, struktura e import-eksportit do të përmirësohet më tej, do të shtohet më tej energjia e novacionit me cilësi të lartë dhe do të nxitet potenciali i importit. Megjithëse ambienti i tregtisë ndërkombëtare përballet me sfida e elemente paqëndrueshmërie si proteksionizmi, unilateralizmi etj., prirja e globalizmit ekonomik nuk është ndryshuar, kërkesa e tregjeve kryesore globale vazhdon të rritet."
Nga janari deri në tetorin e këtij viti, në tregjet e jashtme kryesore, si BE, ShBA, ASEAN, Japoni dhe vendet e BRICS-it, vlera e mallrave të import-eksportit të Kinës u shtua mesatarisht mbi 10%. Në vendet e BRICS-it, niveli i rritjes së tregtisë së jashtme të Kinës arriti në 22.7%. Gao Feng u shpreh:
"Sipas prirjes së tregtisë shohim se tregu i jashtëm i Kinës po bëhet më i larmishëm, luhatja në ndonjë treg ka ndikim të kufizuar për prirjen e zhvillimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme. Potenciali i importit të Kinës po lëshohet gradualisht. Vitin e ardhshëm do të vijojë zhvillimi i shpejtë i tregtisë së jashtme të Kinës dhe ekziston forca mbështetëse për këtë zhvillim."
Sipas raportit më të fundit të tetorit nga FMN-ja, është ulur pak vlera e parashikuar mbi vëllimin e përgjithshëm të mallrave dhe shërbimeve globale në vitin 2019, por vlera e parashikuar arrin në 4%, duke kaluar vlerën e parashikuar të shpejtësisë së rritjes ekonomike globale prej 3.7%. Gao Feng u shpreh se do të ndërmarren shumë masa për të nxitur zhvillimin cilësor të tregtisë së jashtme të Kinës.