Sistemi bankar drejt digjitalizimit të plotë

2018-12-07 09:23:03 CRI Komenti juaj Printoni
Transformimi digjital i sistemit bankar ecën krah për krah me sigurinë.

Hartimi i projektligjit adreson një sërë objektivash strategjikë të Bankës së Shqipërisë dhe Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave, me qëllim krijimin e një tregu modern dhe gjithëpërfshirës të pagesave me vlerë të vogël në Shqipëri, mbështetur nga infrastruktura të sigurta dhe efikase pagesash, si dhe nga një gamë e gjerë instrumentesh e shërbimesh pagesash që plotësojnë nevojat e përdoruesve.

Transpozimi i kësaj direktive shprehen ekspertët bankarë, përbën gjithashtu dhe një nga detyrimet për t'u përmbushur nga Banka e Shqipërisë në kuadër të integrimit në BE, si pjesë e kapitullit IV, Lëvizja e Lirë e Kapitalit të "Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit" dhe përafrimin me tregun e pagesave të Bashkimit Europian (SEPA) që garantojnë zgjidhje të ndryshme mbi sigurinë e përdorimit të teknologjisë digjitale. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore