2018-12-06 10:57:24 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Më 5 dhjetor, kryeministri kinez Li Keqiang drejtoi mbledhjen ekzekutive të Këshillit të Shtetit, ku vendosi përhapjen e një sërë reformash për nxitjen e novacionit.
Në këtë mbledhje vihet në dukje se sipas planit të Komitetit Qendror të PKK-së dhe të Këshillit të Shtetit, do të zhvillohen më parë reformat për nxitjen e krijimtarisë në 8 krahina pilot si Pekin-Tianjian-Hebei, Shangai, Guangdong etj. Vitin e kaluar në mbarë Kinën u përhapën 13 masa të reformës që përfshijnë së pari nxitjen e transforimit të rezultateve tekniko-shkencore, inkurajimin e pjesëmarrjes së universiteteve dhe institucioneve të studim-kërkimit në projektet teknologjike të ndërmarrjeve. Së dyti, inkurajimi i shërbimeve të krijimtarisë shkenco-financiare dhe inkurajimi i përhapjes së kanaleve të financimit për ndërmarrje me asete të lehta dhe ato jo fitimprurëse. Së treti, përmirësimi i menaxhimit të kërkimit shkencor. Nxitja e qarkullimit të pajisjeve shkenco-studimore kombëtare e orientuar nga tregu. Këto 3 masa të reformës që u zbatuan me përvojë vetëm në një rajon, do të përhapen në 8 rajonet e tjera. Takimi bëri thirrje për forcimin e vlerësimit për përhapjen e këtyre reformave dhe grumbullimin e përvojave të reformës, për t'i dhënë një rol më të madh novacionit teknologjik në promovimin e zhvillimit të cilësisë së lartë. (Xu Guang)