Lagarde, thirrje vende të ndërtojnë "Multilateralizmin e Ri"

2018-12-06 10:53:56 CRI Komenti juaj Printoni

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Christine Lagarde tha në një fjalim të martën se gjendja e tanishme botërore është e ndërlikuar dhe se vendet e ndryshme duhet të riplanifikojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në shekullin e 21-të dhe të krijojnë së bashku "Multilateralizmin e Ri".

Foto:Shefja e FMN-it, Christine Lagarde

Lagarde nënvizoi se tani forca ekonomike transportohet nga Perëndimi deri në Lindje. Ajo u bëri thirrje vendeve të ndryshme që të rimendojnë mënyrat e krijimit të përbashkët të lulëzimit të paqes dhe për krijimin e "Multilateralizmit të Ri."

Ajo shtoi se misioni i vendeve të ndryshme duhet të ketë në qendrër njerëzit dhe duhet të përmirësojë jetesën e popujve, njëkohësisht duhet të forcohet transparenca e përgjegjësia e qeverisë dhe e organeve dhe duhet të garantohet që globalizmi të jetë në favor të të gjithëve, dhe jo vetëm të një pakice njerëzish.

Lagarde u shpreh se ditët e fundit, Samiti i G20-s në Argjentinë arriti përparime në drejtimin e shmangies së shkallëzimit të situatës serioze të tregtisë dhe kjo është një arritje pozitive.

"Nga sot e tutje duhet të vijojmë zbutjen e mosmarrëveshjeve tregtare dhe duhet të përmirësojmë sistemin tregtar." (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore