Kina do të vazhdojë heqjen e kufizimeve ndaj investimeve të huaja

2018-12-06 19:41:12 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka intensifikuar përpjekjet për të zbatuar politika për të lehtësuar kufizimet ndaj investimeve të huaja dhe për të përmirësuar mjedisin e biznesit.

Autoritetet kanë filluar të heqin rregulloret kufizuese mbi investimet e huaja që shkojnë përtej "listës negative" zyrtare.

Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë Gao Feng tha se kjo ministri do të punojë me departamentet e tjera për të shqyrtuar rregulloret përkatëse në sektorë të ndryshëm dhe të përfundojë rishikimin ose heqjen e tyre deri në fund të vitit 2019.

Deri në fund të marsit të ardhshëm, Kina do të heqë të gjitha pengesat për investimet e huaja që nuk janë të përfshira në "listën negative" dhe të nisë një inspektim të veçantë për të siguruar që investitorët e huaj të trajtohen në mënyrë të drejtë në procesin e prokurimit qeveritar, mbështetjes financiare dhe kualifikimit, tha zyrtari i Ministrisë së Tregtisë Tang Wenhong një konferencë shtypi në nëntor.

Për të përmirësuar investimet dhe mjedisin e biznesit, për të siguruar mbrojtje ligjore për investitorët e huaj dhe për të lehtësuar më tej hapjen, Kina do të përshpejtojë bashkimin e rregulloreve për investimet vendase e të huaja, tha Tang.

Mrekulli
Lajmet Kryesore