Regjistrimi i popullsisë dhe banesave fillon në vitin 2020

2018-12-05 09:31:10 CRI Komenti juaj Printoni
Instituti i Statistikave (INSTAT) ka nisur përgatitjet për regjistrimin e popullsisë dhe banesave në Shqipëri, që do të nisë në vitin 2020.

Delina Ibrahimi, drejtore e INSTAT-it u shpreh dje gjatë një takimi konsultativ mbi draft "Pyetësorin e Censit të Popullsisë dhe Banesave 2020", që u zhvillua në Tiranë, se, "të gjithë pyetjet thelbësore të censit, përveç pyetjeve mbi përkatësinë fetare dhe përkatësinë në grupe etno-kulturore do të jenë subjekt i verifikimit dhe vërtetësisë".

Në ndryshim nga ai i vitit 2011, regjistrimi në vitin 2020 do të realizohet me tablet dhe të dhënat e plotësuara do të jenë online në kohë reale.

Sipas bazës ligjore të propozuar nga Këshilli i Ministrave qytetarët që nuk do të japin informacionin e kërkuar, ose do të japin informacion do të gjobiten deri në 100 mijë lekë.

Në cens do të regjistrohen ekonomitë familjare, individët, migracioni, banesat, arsimimi, punësimi, pakicat kombëtare, besimi fetar si dhe numri i të huajve në Shqipëri. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore