Euromonitor: Kina, një nga tregjet turistike më të nxehtë në botë

2018-12-04 09:45:17 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas një raporti nga kompania e hulumtimit "Euromonitor International" thuhet se Kina është bërë një nga tregjet turistike më të nxehtë dhe më të pëlqyer në botë. Raporti parashikon se Kina do ta zëvendësojë Francën si destinacion i parë turistik para vitit 2030.

Foto: Tempulli i Qiellit në Pekin

Shkalla e turizmit kinez u rrit shumë gjatë 40 viteve të pas Reformës e Hapjes së vendit.

Një analizë nga agjencia më e madhe turistike e Kinës "Ctrip" thotë se afro 140 milionë turistë kanë vizituar Kinën në vitin 2017, 30 milionë prej të cilëve janë të huaj.

Në vitin 2022 do të mbahen Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin dhe në ambjente në afërsi të provincës Hebei. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore