Buxheti 2019, më i madhi në historinë e Shqipërisë 

2018-12-04 09:31:49 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Financave Arben Ahmetaj gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, në kuadër të miratimit të Buxhetit për vitin 2019, nënvizoi se ky vit është viti i buxhetit më të madh në historinë e Shqipërisë.

Sipas Ahmetajt, "pritet një rritje ekonomike 4.4-4.5%.

"Janë disa vite radhazi që ulet borxhi publik që ka rënduar në vitin 2013 më shumë se çdo vit tjetër. Kjo na detyroi të ndërmerrnim masa fiskale të rënda për të pasur një buxhet të konsoliduar në vitin 2014 e 2015 dhe tashmë vijmë te buxheti i rritjes ekonomike. Buxheti është më i madhi në historinë e vendit. Investimet përbëjnë 5% të PBB-së. Po ashtu po rritim pagat në disa sektorë. Kjo vjen si rezultat i miradministrimit të financave publike në të gjitha sektorët", theksoi Ahmetaj.

Ai shtoi se kjo është rrija më e lartë ekonomike në rajon. "Duke nisur nga viti 2015 kemi vetëm ulje të varfërisë, sipas raportit të Bankës Botërore. Në të njëjtën kohë, buxheti është i fokusuar te mbështetja sociale. Paketa sociale në total shkon 272 miliardë", nënvizon Ahmetaj.

Po ashtu biznesi është lehtësuar nga taksat, shtoi Ahmetaj. "Bizneset deri në 5 milionë nuk paguajnë taksa. Ato mbi 5-8 milionë xhiro vjetore kanë vetëm 5%, duke bërë një ulje të madhe", tha Ahmetaj. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore