2018-12-03 10:30:22 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Të dhënat doganore tregojnë se vëllimi i import-eksportit të Kinës nga janari deri në mesin e nëntorit të sivjetshëm ka kaluar atë të përgjithshmin e vitit të kaluar.
Megjithëse Administrata e Përgjithshme e Doganave e Kinës nuk publikoi shifrën, bëri të ditur se totali është gati 15% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.
Tregtia e jashtme e Kinës arriti afro 4 trilionë dollarë amerikanë në vitin 2017, 14% më shumë se në vitin 2016.
Eksporti dhe importi i vendit kanë shënuar rritje të paparashikuar në tetor pavarësisht shtimit të pasigurisë së jashtme.
Të dhënat nga janari deri në nëntor do të publikohen nga Administrata Doganore në ditët në vijim. (Zhang Yan)