2018-12-03 19:24:01 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Plani i Kinës për të zgjeruar programin pilot të importit paralel në zonat e tregtisë së lirë do t'u ofrojë blerësve më shumë zgjedhje dhe do të hapë më tej industrinë kineze të automjeteve, njoftoi "China Daily" të hënën.
Këshilli i Shtetit i Kinës njoftoi në fund të muajit të kaluar se të gjitha zonat e tregtisë së lirë të Kinës duhet të lejohen të zbatojnë në mënyrë pilot programin e importit paralel.
Ndërkohë, zonat e tregtisë së lirë inkurajohen të ofrojnë magazina doganore për këto importe, sipas gazetës.
Programi, ndryshe nga importimi i makinave tradicionale, nuk kërkon që tregtarët e automjeteve të importojnë rreptësisht nga kompanitë prodhuese të automjeteve. Automjetet e përfshira në këtë program do të jenë të reja në tregun kinez, duke ofruar më shumë zgjedhje për blerësit.
Ky program, i filluar në Shangai në vitin 2015 dhe i zgjeruar në disa zona të tjera të tregtisë së lirë, është një masë kyçe për reformën në fushën e ofertës në industrinë e automjeteve, shprehet Chen Zhenchong-u, një zyrtar i Administratës së Përgjithshme Doganore.