2018-11-29 10:07:18 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Dy filma dokumentarë përkatësisht për historinë dhe aktualitetin në Argjentinë dhe Kinë do të fillojnë transmetimin nga 29 nëntori në televizion për shikuesit e të dy vendeve.
Dokumentarët synojnë nxitjen e njohjes së ndërsjellë midis dy popujve.
Në fjalën e vet të rastit në ceremoninë e promovimit, drejtori i përgjithshëm i Grupit Mediatik të Kinës (CMG) Shen Haixiong u shpreh se, siç ka thënë presidenti Xi Jinping, ne duhet të përvetësojmë thelbin dhe mençurinë e qytetërimeve të shumëllojshme për të ofruar mbështetje shpirtërore për përballimin e sfidave të përbashkëta. "Vetëm nëpërmjet shkëmbimeve, njerëzit mund të mësojnë nga njëri-tjetri, duke përparuar së bashku. Filmat dokumentarë të prodhuar nga specialistët e të dy vendeve do të thellojnë njohjen midis popullit kinez dhe popullit argjentinas", tha Shen Haixion.
Grupi Mediatik i Kinës dhe Radiotelevizioni i Argjentinës (RTA) nënshkruan gjithashtu marrëveshje bashkëpunimi në ceremoninë. Në këtë aktivitet morën pjesë mbi 150 përfaqësues të qarqeve të ndryshme, duke përfshirë ambasadorët e të dy vendeve.
Filmi dokumentar prej katër pjesësh për Argjentinën që do të transmetohet në Kinë, është i realizuar nga kineastët kinezë dhe synon ta njohë publikun kinez me bukuritë natyrore të Argjentinës dhe njerëzit e këtij vendi, duke ndërthurur historinë me të sotmen. Ndërsa filmi prej dy pjesësh i prodhuar nga regjisorët argjentinas synon t'u paraqesë Kinën e lashtë dhe moderne shikuesve argjentinas.(Zhang Yan)