Presidenti kinez Xi Jinping merr Çelësin e Artë të Qytetit të Madridit

2018-11-29 09:48:02 CRI Komenti juaj Printoni

Të mërkurën, në një ceremoni të zhvilluar në Bashkinë e Madridit, presidentit kinez Xi Jinping iu dha Çelësi i Artë i Qytetit të Madridit.

Kryetarja e Bashkisë së Madridit Manuela Carmena e priti ngrohtësisht presidentin Xi Jinping në emër të të gjithë qytetarëve të Madridit. Carmena tha se kontaktet e Madridit me Kinën po bëhen gjithnjë e më të ngushta dhe Viti i Ri Kinez është bërë një festë e rëndësishme dhe e dashur për qytetarët e Madridit. Vizita shtetërore e presidentit Xi Jinping në Spanjë do të ofrojë më shumë mundësi për forcimin e bashkëpunimit dypalësh. Madridi shpreson të forcojë shkëmbimet dhe bashkëpunimin me Kinën.

Në vijim, znj. Carmena i dhuroi presidentit Xi Çelësin e Artë të Qytetit të Madridit, duke u duartrokitur ngrohtë nga të pranishmit.

Në fjalimin e tij, z. Xi Jinping theksoi se ishte shumë i lumtur që vizitonte Madridin dhe që merrte Çelësin e Artë të këtij qyteti. Ai tha se ky është jo vetëm një një nderim personal, por edhe një shprehje e miqësisë mes popullit spanjoll dhe popullit kinez. "Shpresoj që ky Çelës do të hapë më tej dyert për shkëmbimet kino-spanjolle dhe miqësinë mes dy popujve", u shpreh numri një i shtetit kinez.

Xi Jinping-u theksoi gjithashtu se Madridi është një qytet i njohur historik në Europë, një qendër kulturore e turistike me famë botërore, një qytet i paharrueshëm dhe një dritare për shkëmbimet kino-spanjolle. Në vitin 1985, Madridi dhe Pekini u binjakëzuan, duke u dhënë gjallëri të re shkëmbimeve dhe bashkëpunimit midis Kinës dhe Spanjës. Xi shprehu besimin se shkëmbimet e bashkëpunimi midis Madridit e Kinës do të kenë rezultate të reja dhe do të japin një ndihmesë më të madhe për zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-Spanjë. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore