2018-11-29 09:38:44 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping u takua të mërkurën në Madrid me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez.
Xi Jinping-u tha se bashkëpunimi midis Kinës dhe Spanjës në kornizën e nismës "Një brez, një rrugë" ka shumë epërsi historike dhe gjeografike.
Ai u bëri thirrje të dy vendeve të forcojnë bashkëpunimin në shumë fusha.
Sivjet është 45-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Spanjës.
Liderët e të dy vendeve ranë dakord që, mbi bazën e kësaj pikënisjeje të re, t'i çojnë përpara marrëdhëniet dypalëshe.
Sanchez-i tha se Spanja dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin e gjithanshëm me Kinën dhe do të marrë pjesë aktive në ndërtimin e "Një brez, një rrugë".
Nga ana e tij, presidenti Xi Jinping tha se Kina është e gatshme të ruajë kontaktet e bashkëpunimin me Spanjën për përmirësimin e qeverisjes globale, përballimin e ndryshimit të klimës dhe për probleme të tjera rajonale e ndërkombëare.
Ai shprehu gjithashtu shpresën se Spanja do të luajë një rol pozitiv në mbajtjen e marrëdhënieve Kinë-Evropë në rrugën e duhur.
Kreu i qeverisë spanjolle premtoi mbështetje për multilateralizmin dhe bashkërendim me Kinën lidhur me problemet globale dhe nxitjen e marrëdhënieve Evropë-Kinë. (Wang Lei)