2018-11-28 10:58:17 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kryeministri kinez Li Keqiang u takua mëngjesin e së martës në Pekin me ish-kryeministrin britanik David Cameron.
Li vlerësoi përpjekjet e Cameron-it, gjatë mandatit të tij për të promovuar zhvillimin e marrëdhënieve kino-britanike, duke theksuar se Kina i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me Britaninë, është e gatshme të konsolidojë besimin e ndërsjellë politik, të thellojë bashkëpunimin ekonomik, tregtar, financar dhe fusha të tjera të rëndësishme dhe të kërkojë potencialin e mëtejshëm të bashkëpunimit të investimeve.
Li Keqiang theksoi se aktualisht, Britania dhe BE-ja kanë arritur një marrëveshje mbi bisedimet e "Brexit"-it. Britania dhe BE-ja janë partnere të rëndësishme bashkëpunimi të Kinës, duke shtuar se Kina dëshiron të shohë paqen, stabilitetin, prosperitetin e hapjen e Britanisë dhe BE-së dhe do të vazhdojë të nxisë zhvillimin e marrëdhënieve të shëndetshme dhe të qëndrueshme Kinë-Britani-BE si dhe është e gatshme të mbrojë bashkërisht multilateralizmin dhe tregtinë e lirë.
David Cameron tha se gjatë mandatit të tij si kryeministër britanik, në kuadrin e përpjekjeve të përbashkëta të të dyja palëve, marrëdhëniet Kinë-Britani kanë hyrë në një "epokë të artë." Aktualisht, bashkëpunimi midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Kinës vazhdon të thellohet dhe investimet dhe tregtia reciproke vazhdojnë të rriten. Britania do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm multilateralizmin dhe tregtinë e lirë të bazuar në rregulla.