Kinë, fitimi industrial rritje 13.6% në 10 muaj

2018-11-27 17:06:55 CRI Komenti juaj Printoni

Fitimet e firmave të mëdha industriale në Kinë u rritën 13.6 për qind me bazë vjetore në 10 muajt e parë të 2018-s, shifër kjo më e ulët se rritja 14.7 për qind për periudhën janar-shtator.

Në muajin tetor, fitimet e kombinuara të ndërmarrjeve të mëdha industriale u rritën 3.6 për qind me bazë vjetore në 548 miliardë juanë, 0.5 pikë përqindje më e ulët se shifra e regjistruar në shtator.

Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave, çeliku, materialet e ndërtimit, sektori i naftës dhe i kimikateve kontribuuan rreth 76 për qind në rritjen e përgjithshme të fitimit industrial. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore